JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Në Gjermani gruaja e harron burrin shqiptar n’kolonë
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20/10/2021 13:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një rast i rrallë ka ndodhur në Gjermani të shtunën në autostradën A7. Një burrë nga Shqipëria është harruar në kolonë nga gruaja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Fussen në tunelin kufitar. Policia në Bayern është informuar se një person po ecte në këtë tunel. Ai iu kishte thënë policëve se shkaku i bllokimit të rrugës dhe krijimit të kolonave të gjata kishte dalë nga vetura për të pirë cigare. Dhe papritur ishte harruar nga gruaja e tij pasi bllokimi i rrugës ishte hequr, raporton RTL

Duke dashur ta arrinte gruan, ai kishte vrapuar dy herë nëpër tunel derisa më në fund u kap nga një patrullë e policisë. Pas kësaj shqipari arriti të kontaktonte gruan me telefon. Ajo e mori të shoqin në makinë dhe kështu të dy vazhduan udhëtimin e tyre së bashku.