JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mori 199 vota, kandidati me bishën modeste Ferrari 70.000 € ngushëllon veten: Më mirë mos t’isha gjallë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19/10/2021 18:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xhemajl Hasani, kandidati i Nismë-s për kryetar të komunës së Podujevës, mori vetëm 199 vota në Llap në zgjedhjet e 17 tetorit dhe duket se ka zgjedhur një mënyrë tejet origjinale për të ngushëlluar veten. Hasani ka publikuar një video me përshkrim “Në Liqenin e Batllavës duke u argëtuar me këngën e Medes”, teksa në sfond dëgjohet teksti “Më mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”. Rikujtojmë se ai u bë viral në rrjetet sociale pas një deklarate se qarkullon me një mjet modest tip Ferrari 70.000 €.