JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ja çfarë punon gruaja e Albin Kurtit
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 17:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bashkëshortja e Albin Kurtit, Rita Augestad Kundsen, është studiuese e lartë në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI), një instituticion kërkimor norvegjez me qendër në Oslo.

Ajo me këtë punë ka arritur ta blejë një apartament prej 67 metrave katror në vlerë prej 400 mijë eurove. Këtë e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai ka deklaruar se apartamenti është blerë në vitin 2018 nga bashkëshortja, ndihmuar edhe përmes një kredie të marrë nga ajo, shkruan Insajderi.

Kundsen punon veçanërisht në l uftën kundër t errorizmit dhe anti-radikalizmit. Ajo është drejtoreshë e Konsorciumit për Hulumtime mbi T errorizmin dhe K rimin Nërkombëtar, e lidhur me Qendrën për Hulumtime mbi E kstremizmin në Universitetin e Oslos (C-REX).

Kompetencat kryesore të saj janë në vlerësimin e rrezikut të t errorizmit, e kstremizmit dhe r adikalizimit, konceptin e “ra dikalizimit”, kundër t errorizmit në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe historinë e vetëvendosjes në politikën ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare, sidomos në Kosovë.

Publikimet e saj përfshijnë analiza të bashkëpunimit ndërkombëtar të sigurisë në sanksionet dhe shtetndërtimin ndërkombëtar.

Instituti Norvegjez i Çështjeve Ndërkombëtare (NUPI), ku ajo punon, është një institucion kërkimor norvegjez i bazuar në Oslo.

NUPI u themelua nga Parlamenti norvegjez në vitin 1959 me qëllim të promovimit të një kuptimi më të mirë të çështjeve ndërkombëtare në Norvegji. NUPI ka kërkuar të arrijë këtë duke ndërmarrë një gamë të gjerë veprimtarish kërkimore dhe duke shpërndarë informacion mbi çështjet ndërkombëtare. Midis disa instituteve norvegjeze që bëjnë kërkime në fushën e çështjeve ndërkombëtare, NUPI ka një pozitë udhëheqëse në studimin e çështjeve me rëndësi për politikën e jashtme norvegjeze dhe marrëdhëniet ekonomike.

Ky institut financohet tërësisht nga buxheti i shtetit norvegjez.

Kurti u martua me Kundsen në mars të vitit 2014.