JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Prishtina nuk i do për kryetarë komandantët e UÇK-së
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 16:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gjë të tillë e dëshmojnë më së miri votat të cilat ata i dhanë komandanteve e ish ushtarëve të UÇK-së nëpër zgjedhjet lokale që u mbajtën pas luftës.

Në zgjedhjet e fundit lokale, ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj mori vetëm 3 mijë e 769 vota, shkruan gazeta infokus.

Prishtinasit nuk i besuan pozitën e të parit të kryeqyteti as komandant Çelikut.

Në vitin 2007, kur Fatmir Limaj kandidoi për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, kishte marrë 12 mijë e 361 vota ose 19.3 për qind të votave.

Të njëjtin fat e kishte edhe ish komandanti tjetër i UÇK-së, Agim Çeku.

Në zgjedhjet e vitit 2013, kandidati i PDK’së për kryetar komune, Agim Çeku, kishte marre 9 mijë e 382 vota ose 10.91%

Fare pak vota në Prishtinë kishte marr edhe ish ushtari i UÇK-së, Valon Murati.

Murati në zgjedhjet e 2013 garoi për ulësen e të parit të Prishtinës, por ai mori vetëm 1 mijë e 456 vota apo 1.70%.