JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vuçiqi thotë se nuk bëri presion te serbët për ta votuar “Listën Serbe”
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 13:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se mbeti i kënaqur me daljen në zgjedhje të serbëve në Kosovë.

Vuçiqi tha se “shteti kurrë nuk e detyroi askënd” që ta votojë “Listën Serbe”.

“Ne kurrë nuk e detyruam askënd, përveç se mendova se ishte më mirë të dalin sesa të mos dalin. Nuk e fsheha dhe e thashë publikisht”, tha ai.

Presidenti serb theksoi se serbën dolën në zgjedhje në numër “pakrahasimisht më të madh”, mesatarisht 60%, duke krahasuar me mesatarën e daljes së shqiptarëve në zgjedhje, që ishte 40%.

“Kjo flet për motivimin e njerëzve dhe për ata që ishin më të motivuar”, nënvizoi Vuçiqi.