JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kurti: Gabim instrumentalizimi i ShBA-ve për ta sulmuar kryeministrin e Kosovës
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 12:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Kurti për energjinë e gazit ka thënë se qeveria ka punuar intensivisht për energjinë. Pasi sipas tij kanë qenë disa çështje që është dashur të qartësoheshin, is kostoja e financimit, përdorimet potenciale të gazit dhe ndikimi i përdorimit të saj.

“Është çështje tepër e madhe ka të bëjë jo veç me energjinë por edhe me sigurinë.. Është jo serioze nëse ngutemi me marrë një vendim për 22 vjetet e ardhshëm.”, ka thënë Kurti gjatë seancës së kuvendit.

“Kur e marrim gazin dikush duhet me pagu, se ne politikanët nuk e paguajmë por e paguajnë qytetarët”, ka vazhduar Kurti

“Në bashkëpunim me MCC-në është bërë ky projekt. MCC-në s’ka javë që s’e kemi taku prej verës e tash, por s’ka kamera televizive që në vend të transkriptim të ketë xhirim live”

“Do ta sjellim strategjinë për energji, e cila do të votohet edhe në kuvend”, ka thënë Kurti.

Sipas tij fondet e MMC do të përdoren për çështje të tjera të energjisë.