JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Nuk ka ngrohje edhe pse ftohtë, nxënësit “mërdhijnë”
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19/10/2021 9:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditëve të fundit në vend po mbizotëron moti i ftohtë e me reshje shiu. Por si duket në disa shkolla të Kosovës, është akoma verë.

Përkundër ftohtit, disa shkolla ende nuk kanë lëshuar ngrohjet.

Kështu bëjnë të ditur burimet e Indeksonline, teksa thonë se për shkak të ftohtit, mësimi në disa shkolla është mbajtur me orar të shkurtuar.

Edhe disa prindër janë ankuar te Indeksonline ku kërkojnë ngrohje në ambientet e brendshme të shkollës ku fëmijët e tyre vijojnë mësimin.

Ndërsa disa mësimdhënës, që kanë kërkuar të mbeten anonim, kanë thënë se kanë kërkuar nga drejtorët e shkollave të zgjidhet ky problem.