JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tenderat e çuditshëm të Bashkisë Tiranë, 62 milionë pa konkurrencë për blerje betoni
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02/10/2021 22:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Betoni është një element i rëndësishëm në Tiranë, sidomos me rastin e ndërtimit të kullave shumë-katëshe që prej kohësh po i marrin frymën kryeqytetit shqiptar. Megjithatë betoni përdoret shumë edhe në punët publike të institucioneve vendore. Në rastin konkret bëhet fjalë për Bashkinë Tiranë e cila ka organizuar një tender të çuditshëm përsa i përket pjesëmarrjes.

Nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, institucionit në varësi të Bashkisë Tiranë, është organizuar tenderi me objekt “Blerje betoni”. Kjo procedurë prokurimi ka si numër reference REF-05116-09-13-2021 dhe fond limit vlerën prej 5,431,500 lekë të reja pa TVSH ose gati 65 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH-në. Mirëpo nëse hulumtojmë dokumentacionin e këtij tendri vihet re se kemi të bëjmë me një tender pa konkurrencë.

Themi kështu pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht KORABI 2007 në pronësi të shtetasit Shkëlqim Kupa. Kjo kompani ka garuar praktikisht “kundra vetes së saj” dhe ka fituar. Vlera e shpallur fituese e ofruar nga firma KORABI 2007 është 5,246,829 lekë të reja pa TVSH ose rreth 62 milionë lekë të vjetra me TVSH. Mirëpo rezulton se kjo shifër është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 96.6% e tij. Të dyja këto fakte ngjallin dyshime se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Ju si mendoni?