Dy grabitësit me kallashnikovë mbajnë një grua si “mburojë”, dalin pamjet e grabitjes spektakolare të bankës në Athinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.09.2021, 09:47

Autoritetet greke kanë nisur një kërkim me qëllim gjetjen e dy autorëve, të cilët me kërcënimin me kallashnikov grabitën një bankë në mesditë në rrugën Mitropoleos dhe u arratisën në këmbë. Mediat greke kanë publikuar disa fotot me dy grabitësit e armatosur brenda bankës, në qendër të Athinës. Në pamje duket momenti kur ata kanë tërhequr rreth 11,000 euro nga fondet dhe largohen nga banka, duke përdorur një grua si "mburojë".

Njëri mban veshur pantallona të shkurtra, një kapele, një maskë mbrojtëse kundër koronavirusit, syze dhe një bluzë me mëngë të gjata. Tjetri ka një çantë shpine, një bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra, një maskë kirurgjikale, dhe është grabitësi me tatuazhin në krahun e majtë. Grabitja ndodhi në orën 11:35 në zemër të Athinës. Dy autorët hynë në bankë, duke u sjellë si klientë dhe menjëherë nxorrën armët. Me kallashnikov dhe një pistoletë, ata i imobilizuan punonjësit dhe klientët, morën paratë dhe u larguan përballë rrugës Mitropoleos.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit