JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Shqipërinë gjatë mesnatës!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/09/2021 7:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sipas IGJEUM, gjatë orëve të para të mëngjesit në Shqipëri, vendi është goditur nga tri lëkundje tërmetesh të njëpasnjëshme. Tërmeti që është ndjerë më shumë, raportohet të ketë qenë me epiqendër Shkodrën, 28 km në veri, ku sipas të dhënave të këtij instituti shkalla e lëkundjdes ka qenë me magnitudën 4. Lëkundjet kanë ndodhur në intervale të shkurtra kohore. Dy të tjerët, përkatësisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut. Tërmet u raportua edhe ditën e djeshme në qytetin e Vlorës me magnitudë të njëjtë me tërmetin e Shkodrës sot.