JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Masakër në ishujt e njohur! Mbi 1400 delfinë theren për nder të ritualit të lashtë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15/09/2021 2:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër masakër e madhe ndodhi në Ishujt Faroe si pjesë e ritualit të përgjakshëm të Grindadrap , i cili e ka origjinën që në shek. IX, kur vikingët filluan të vendosen në ishujt e Atlantikut të Veriut. Këtë vit, “gjuetarët” në Ishujt Faroe therën 1,428 delfinë gjatë fundjavës, në një nga masakrat më të mëdha të tilla në histori, duke “lyer” detin të kuq me gjakun e gjitarëve të rreshtuar në plazh. Konkretisht, anijet e peshkimit i çuan delfinët e Atlantikut në bregun e Skálafjørður ku burrat i prisnin me grepa, thika dhe shtiza.

Qeveria vendase thotë se rreth 600 balena kapen mesatarisht çdo vit, ndërsa delfinët kapen në numër më të ulët, të tillë si 35 në 2020 dhe 10 në 2019.

Burimi: BBC |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania