JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Profesori grek ngre alarmin: 300-500 fëmijë do përfundojnë në spital prej Covidit
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14/09/2021 19:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Greqia po kalon një situatë të vështirë të shkaktuar nga Covid. Ditën e sotme janë shënuar 2919 raste të reja dhe numri tregon një tendencë më të përmbajtur në barrën epidemiologjike, krahasuar me javën e kaluar, teksa sot testet ishin tre herë më shumë. 31 pacientë humbën jetën dhe 369 të tjerë anë të intubuar në spitalet Covid në vendin fqinj. Ndërkohë një mjek i njohur në vend, ka ngritur alarmin se gradualisht të paktën 300 deri në 500 fëmijë do të duhet të shtrohen në spital pas fillimit të vitit shkollor. I pyetur për të komentuar se javën e kaluar kishim 3,000 raste vetëm tek fëmijët, profesori shpjegoi se kemi pothuajse 750,000 fëmijë deri në 15 vjeç, dhe nga këta do të kontaktohen të paktën 20 deri në 25 % të virusit.

Ai tha:

Ne do të kemi 150,000 deri në 200,000 fëmijë të ekspozuar, ata do të jenë në kontakt. Varet nga hapat që bëjmë nëse sëmuren… 20 deri në 25% e fëmijëve do të infektohen nën kushtet e favorshme të protokolleve shëndetësore. Ne flasim nga 30,000 në 50,000. Shumica e tyre kalojnë asimptomatike oligo-simptomatike, ose kanë disa simptoma në shtëpi rreth 1 % deri në 2% do të sëmuren rëndë. 300 deri në 500 fëmijë shkojnë në spital.

Burimi: newsfounded |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania