Federata Europiane e Gazetarëve ka reaguar pas injorimit të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve kosovarë. Kujtojmë se Rama ditën e sotme censuroi gazetarët e Kosovës të bënin pyetje në konferencën për mediat, ku pjesë e saj ishte edhe kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel.
“Turp për Kryeministrin Shqiptar Edi Rama, i cili qëllimisht i shpërfilli pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Europiane e Gazetarëve dënon këtë veprim skandaloze”-thuhet në reagimin e Federatës Europiane të Gazetarëve.