JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vrau ish-policin e Antidrogës në Elbasan/ Në pranga pas 12 vitesh autori
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14/09/2021 17:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sapo është bërë me dije se Florind Shabani, i akuzuar për varsjen e ish-policit të Antidrogës së Elbasanit Roland Rexhepi, është arrestuar në Gjermani. Prokuroria shqiptare i ka komunikuar akuzën Shabanit përmes homologëve në Gjermani. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur 29 korrik të vitit 2009 në lagjen Vullnetari në Elbasan, ku ish-punonjësi i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë Elbasan, mbeti i vrarë pas disa të shtënave me armë.

Rexhepi u ekzekutua sapo doli nga pallati i tij. Në këtë moment i është afruar me motor “Zong-Zhung” njëri nga autorët e krimit, Armando Llakaj i cili hapi zjarr në drejtim të Rexhepit duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje të rëndë që erdhi si rezulat i përplasjes mes grupit të Çapjave dhe familjes Mema në Elbasan, dy prokurorët e Elbasanit Milan Laskaj dhe Ritvan Suka, mundën të sigurojnë prova dhe arrestojnë Marjus Tafën dhe Armando Llakajn.

Ndërkohë, pas 12 vitesh nga kjo ngjarje, Prokuroria ka mundur të identifikojë dhe t’i komunikojë arrestin Florind Shabanit, njërit nga bashkëpuntorët në këtë vrasje. Identifikimi i Shabanit është kryer duke analizuar një profil AND-je që është gjendur në një kapuç dhe një bisht cigare. Ky profil ka dalë i njëjtë me atë që ka dhe Florind Shabani.

Momentalisht ky i fundit ndodhet në një burg të Gjermanisë, pasi është arrestuar për akuzën e Shpërndarjes së drogës, ndërsa që nga dita e sotme autoritetet e drejtësisë shqiptare i kanë kërkuar homologëve të tyre në Gjermani, që t’i komunikojnë Shabanit urdhrin e arrestit të lëshuar nga prokuroria e Elbasanit, si pjesëmarës në vrasjen e 22 korrikut 2009 të Roland Rexhepit.

Pritet që në ditët në vijim, prokuroria të nisë dhe procedurën për ekstradimin e Florind Shabanit, i cili konsiderohet si njëri nga njerëzit e grupit Çapja në Elbasan.