KLANET E POLITIKËS/ Përçarja e ‘opozitës së bashkuar’, LSI thumbon Bashën në mediat Rilindase: Tradhtar!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.09.2021, 16:59

Një kthesë të papritur ka marrë politika shqiptare, me hyrjen e opozitës në parlament. Nisur nga përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD, nga ana e djalit “që vrau babain” e deri tek ‘prishja’ e LSI e përçarja me Monikën, pa lënë pa përmendur përgëzimin e Metës për zgjedhjen e Nikollës në krye të kuvendit. Në seancat e fundit parlamentare është vënë re një ftohje e dukshme midis Bashës dhe Kryemadhit, nisur nga vendimet kontradiktore të asaj që dikush quhej ‘opozita e bashkuar’ që do të rrëzonte Ramën.

LSI ka mbetur pa grup parlamentar në Kuvend, teksa kreu i PD ‘i braktisi’ duke ndihmuar aleatët e tij në zgjedhje duke i dhuruar deputetë në mënyrë që të formonin grupe parlamentare, duke përmendur këtu Fatmir Mediun e PR apo Mesila Dodën e PDIU.

Grupi Aleanca për Ndryshim, PR- Kryetar Fatmir Mediu

-Dashamir Shehi

-Agron Duka

-Vangjel Dule

-Lindita Metaliaj

-Elda Hoti

-Eralda Tase

Grupi për Demokraci dhe Integrim, PDIU- Kryetare Mesila Doda

-Ilda Dhori

-Andia Ulliri

-Nusret Avdulla

-Shpëtim Idrizi

-Selaudin Jakupllari

-Kasem Mahmutaj

Duke mos ndihmuar aleatët e tyre për të formuar një grup parlamentar, PD i ka hequr mundësinë LSI për t’i siguruar zyra në Kryesinë e Kuvendit, mundësinë për të patur një sekretar dhe Këshilltar, dhe duke i hequr kohë nga minutazhi për të folur enkas në seancën plenare. Krerët e grupeve parlamentare kanë trajtime financiare me të larta se deputetët e thjeshtë, me 9 mijë lekë shtesë.

Në momentin që Vasili kërkoi sqarim se pse deputetët e LSI nuk ishin përfshirë në komisione parlamentare, hasi në kundërshtimin e Bashës dhe përkrahjen e Taulant Ballës, por megjithatë nuk u mor parasysh. LSI e ka cilësuar Bashën si tradhtar nëpërmjet interviste publike të deputetëve të tyre në mediat Rilindase dhe se e ka përdorur kauzën e opozitës për interesa personale të Edi Ramës.

LSI i frikësohet një bashkëpunimi tjetër të mundshëm Rama-Basha në prapaskenë të ngjashëm me 17 Majin pas përjashtimit të Berishës nga PD, duke qenë se në këto zgjedhje dolën duarbosh si në numër deputetësh ashtu edhe në pozicione në politikë. Berisha ndërkohë ka nisur lëvizjet me besnikët e tij për rrëzimin e Bashës duke u vendosur në krahun e Metës dhe Kryemadhit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit