JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Çmendet studentja shqiptare/ I shkon profesorit në shtëpi dhe i kërkon të lidhen!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14/09/2021 16:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e padëgjuar më parë është regjistruar në Suharekë. Bëhet fjalë për një studente me inicialet A.A e cila për një periudhë 2-vjeçare ishte fiksuar me profesorin e saj. E reja i kishte shkuar në shtëpi atij duke i kërkuar të lidheshin teksa e ngacmonte vazhdimisht dhe një herë e kishte ndaluar në rrugë duke tentuar ta përqafonte me forcë. Në pretencën e prokurorisë, shkruhet se që në dhjetor të 2018-ës e deri më 5 gusht 2020-ës, ajo vazhdonte vazhdimisht të ishte e fiksuar me profesorin e saj me inicialet B.B, teksa situata përfundoi ën gjykatë.

Duke marrë parasysh gjendjen e saj mendore dhe emocionale, studentes së re i është caktuar një mbrojtës nga drejtësia. Studentja akuzohet për veprën penale “ngacmimi” parashikuar në nenin 182 paragrafi 1 i Kodit Penal. Për shqetësimin që i ka shkaktuar profesorit të saj, ajo mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, sipas atyre që parashikon Kodi i Procedurës Penale në Kosovë.