Austria ndryshon rregullat për shqiptarët: Nga nesër lejohen vetëm të vaksinuarit, të tjerët karantinë me lekët e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.09.2021, 14:12

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se duke filluar nga nesër do të lejohet të udhëtojnë drejt Austrisë pa patur nevojë të karantinohen vetëm personat që janë vaksinuar plotësisht, ose që posedojnë një dëshmi mjeksore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar. Ndërkohë personat e pavaksinuar do të duhet të detyrohen në linkun e mëposhtëm, të paraqesin një test negativ dhe të qendrojnë në karantinë me shpenzimet e tyre.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 15 shtator 2021, vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjeksore që e kanë kaluar Covid-19 dhe janë të shëruar, ose të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.

Të gjithë udhëtarët e pavaksinuar, mund të hyjnë në Austri, por:

duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English) https://entry.ptc.gv.at/en.html ,

të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ.

Kategoritë që përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë janë:

Ata që udhëtojnë për qëllime biznesi;

Forca humanitare;Të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar;

Ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit