Ç’po ndodh në kampin demokrat?! Basha lëshon urdhrin e ri në lidhje me Berishën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13.09.2021, 21:55

Tensionet në kampin demokrat janë rritur ndjeshëm pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Ndërkohë mesa duket kryedemokrati ka zgjedhur të "luftojë" frontalisht me Berishën, pasi siç deklaroi Basha, duke nisur nga sot daljet mediatike të eksponentëve të PD do të jenë më të shpeshta, ku në fokus do të jetë sqarimi i opinionit publik në lidhje me situatën e krijuar në PD.

“E shpreha edhe dy ditë më parë që po e përcjell me shumë keqardhje gjuhën e përdorur nga z.Berisha pas vendimit të detyruar për ta larguar atë përkohësisht nga grupi parlamentar. Është momenti që secili nga ju të mos i shmanget mediave dhe interesit publik për këtë çështje.Të sqarojmë se vendimi ishte i pashmangshëm dhe i detyruar, ndaj edhe demokratët të sqarohen që të mos krijohet asnjë përshtypje se demokratët janë të përçarë, ose akoma me tepër që ka dy grupe kundër njëri-tjetrit”- tha Basha në një deklaratë gjatë mbledhjes që bëri me disa prej të besuarve të tij në kryesinë e PD. Në mbledhje u vu re mungesa e eksponentëve të rëndësishëm në PD si Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Albana Vokshi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit