Kur bëhet fjalë për dasmat, të gjithë shpresojnë se një ditë kaq e veçantë do të kalojë pa probleme, por gjithmonë ndodh diçka. Një nuse tregoi se gjithçka dukej mire, por kur një porosi e paplanifikuar nga një pastiçeri i doli para, gjërat ndryshuan.
Nëna e dhëndrit tha se ajo kishte porositur kekë për dasmë për t’u siguruar se do të kishte ëmbëlsira për të gjithë të ftuarit. Sipas mediave të huaja, vjehrra donte t’i jepte nuses së saj për të ngrënë një nga ëmbëlsirat të cilat ishin me arrë kokosi, të cilin nusja e kishte alergji, por fatmirësisht dhëndri e vuri re dhe i shpëtoi jetën.