JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E rëndë! 15-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/09/2021 18:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tripoli në Greqi, ku një 15-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në zonën e Madeika.

Mësohet se i riu është gjetur nga të afërmit, ndërsa është përjashtuar mundësia se mund të jetë vrarë. Nuk dihet se si ka humbur jetën 15-vjeçari, ndërkohë që autoritetet po hetojnë shkakun e tragjedisë.