Lali Leku i jep 16 Milionë Lekë PIRROS (argjendarisë Rilindase) për minikulla Sahati dhe çelësa qyteti

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.08.2021, 22:20

S’kanë fund qokat e Lali Erit për klientët e bashkisë, e besnikët e Rilindjes. I radhës ka qenë as më shumë e as më pak Spiro Ruço, biznesmeni që ka në zotërim Argjendari Pirron. Tenderi i hapur nga Bashkia Tiranë është dhënë thuajse me 100% të vlerës së Fondit Limit për 16 MLN Lekë pa TVS. Kjo procedurë tenderim është shënuar me REDFLAG për “ Mungesë Konkurrence” pasi biznesmeni është shpallur fitues si konkurrent i vetëm në garë.

Ky tender i hapur nga Veliaj, ka në thelb të tij sigurimin e mallit nga PIRRO që konsiston në minikulla sahati, medaljone mirënjohjeje aspo çelësa të qytetit të Tiranës për show-et e kryebashkiakut i cili edhe pas 2 mandatesh në këtë post nuk i ka siguruar Tiranës drita dhe ujë 24/h.

Rezulton se biznesmeni i argjendarisë, është një prej miqve më të ngushtë të deputetit të PS, Fadil Nasufit të Beratit. Ai e ka falënderuar atë personalisht në një post ku edhe ka pozuar me biznesmenin.

Rezulton se PIRRO është gostitur nga pushteti lokal i vendit me 76 MLN Lekë PA TVSH. Ku tenderat më të shpeshtë i ka marrë nga Bashkia Tiranë, Berat dhe ajo e Korçës. Disa nga objektet e tenderave që ka fituar PIRRO janë për blerje suveniresh.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit