“Barkmëdhenjtë” e Buxhetit të Shtetit bëhen bashkë e hanë paratë e popullit! Nga Tani i Kakomesë tek Angjeli

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.08.2021, 22:32

A e dinit se zotëruesit e kompanive të sigurimit janë disa prej personave më të pasur në vend? Në procedurën e prokurimit publik që do të analizojmë ditën e sotme, do të shohim se këta biznesmenë kanë futur duart e tyre të gjata në Buxhetin e Shtetit dhe e kanë mbushur barkun e tyre të madh në bashkëpunim me njëri-tjetrin edhe me taksat e popullit shqiptar. Njëri prej këtyre oligarkëve zotërues të njërës prej kompanive që tenderi i është dhënë në shkelje, është një prej gllabëruesve të Kakomesë.

Bëhet fjalë për një tender të dhënë Atlantik – Shoqeri Sigurimesh në bashkëpunim me Ansig nga Spitali Rajonal Durrës, i drejtoreshë Nadire Janit me objekt: “Sigurimi i Ndërtesave Për Spitalin Rajonal Durrës”, me vlerë sa 99% i Fondit Limit, 23 Milionë Lek pa TVSH. Tenderi është shënuar me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrencë, pasi kompanitë e vetme që kanë marrë pjesë në këtë tender janë fituesit dhe ata janë shpallur të tillë duke konkurruar me veten. Një abuzim total me fondet e shëndetësisë nga ana e titullarëve të institucioneve shëndetësore, duke ia ndarë këto të fundit, oligarkëve e biznesmenëve si t’iu teket, për përfitime e afera personale.

NADIRE JANI

Atlantik është në pronësi të Dritan Çelaj. Ju kujton gjë ky emër? Epo nëse ju duket i dëgjuar po jua rikujtojmë që është njeri prej gllabëruesve të tokës së Kakomesë nga banorët e Nivicës, çështje për të cilën ka përfunduar në SPAK së bashku me ortakët e tij, Luan Lekën e EHW, Shaban Meminë etj. Çelaj akuzohet për falsifikimin e 15 dokumenteve zyrtare e private të banorëve; vjedhjes me anën e mashtrimit të pronës private e shtetërore dhe korrupsion me zyrtarët e shtetit, akuzë kjo e fundit që qëndron duke marrë parasysh edhe artikullin e sotëm.

Rezulton se Luan Bregasi është kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë. Administratori i Birra Tirana, dhe krushku i Bamir Topit, përfitues i çdo ngjyre pushteti, por sidomos bashkisë Tiranë, duke qenë se ka qenë edhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, që me disa oligarkë të tjerë grabitën pronat e qytetarëve te “5 Maji” në Tiranë.

DRITAN ÇELAJ

LUAN BREGASI

Ansig, zotërohet me 90% nga Piro Angjeli dhe 10% nga Edlir Ruka. Prapa kësaj kompanie thuhet se përfshihet një politikan me mbiemër të njëjtë me shefin e madh. Lidhjen bëjeni vetë...

EDLIR RUKA

Në lidhje me aferat korruptive politikë të këtyre personazheve të bërë bashkë për të përfituar nga paratë publike qyl, për shkak të statusit të tyre të privilegjuar si aleatë të pushteteve, do të flasim në vijim.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit