SPAKU që duhet të hetojë tenderat, i jep 40 milionë pa konkurrencë Grigor Jotit   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.08.2021, 22:46

Jo miq, nuk është meme. Është plotësisht një ngjarje e vërtetë, nga ato që të bëjnë të kapësh kokën me duar, të shkulësh flokët dhe të bërtasësh duke vrapuar rreth e përqark Tiranës. SPAK, apo ndryshe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është institucioni që ndër të tjera duhet të hetojë edhe parregullsitë e tenderave. Mirëpo rezulton në fakt se një gallatë e madhe ka ndodhur. Vetë ky institucion ka organizuar një tender dhe ka shpallur fituese kompaninë e Grigor Jotit, pa konkurrencë dhe në një tender tepër të dyshimtë.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-56809-04-24-2020 dhe me objekt “Blerje materiale për funksionimin e paisjeve të zyrës (Tonera) për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Fondi limit i tij është 3,498,605 lekë të reja pa TVSH ose rreth 41 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke hulumtuar dokumentacionin e këtij tenderi vihet re se në të kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, të cilat kanë lidhje me të njëjtin person, Grigor Joti.

Bëhet fjalë për “Infosoft Office” me ofertë 2,737,106 lekë të reja pa TVSH dhe IT Gjegji Kompjuter me ofertë 3.283.922 lekë të reja pa TVSH. Të dyja këto kompani kanë lidhje me Grigor Jotin. Gallatë apo jo? Sa për kronikë, fituese është shpallur firma IT Gjergji Kompjuter me ofertën prej 3,283,922 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 40 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Sigurisht kjo vlerë është thuajse identike edhe me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 93.86% e tij. Ky është një ndër tenderat më tipikisht i dyshimtë i cili më së paku duhet të hetohet nga SPAK. Por ka një problem, vetë SPAK e ka dhënë këtë tender. Po në këtë rast, kush e heton SPAK-un?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit