Kush i futi në xhep 10 MLN Lekët e Bashkisë së Kukësit?! Safet Gjici hap tender autobusësh për FK Kukësin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.08.2021, 18:48

Si t’i shpërdorojmë paratë e Buxhetit të Shtetit kur jemi në krye të një bashkie? Përgjigja është e thjeshtë: Bëjmë një tender të pakuptimtë dhe i fryjmë vlerën duke futur ca para në xhep. Një prej kryetarëve të bashkive të Rilindjes, përfundoi në burg me afera të tilla të dyshimta, e një prej atyre që bëjnë çudira të tilla prokurimesh publike, është padyshim kryebashkiaku i kukësit Safet Gjici.

Tenderi që do të analizojmë sot ka si objekt: “Shërbim i transportit të ekipeve zinxhir të futbollit” me vlerë Fondi Limit 16 Milionë e 500 Mijë Lekë të vjetra pa TVSH. Fitues i këtij tenderi të cilësuar me REDFLAG për Mungesë Konkurrence është shpallur kompania FAT-5 shpk i Fatmir Halilit si operator i vetëm në garë me vlerë fituese vetëm 50 mijë lekë më pak se Fondi Limit, duke i kursyer Bashkisë së Kukësit nga Buxheti këtë shumë simbolike.

Nëse do të bënim një shumatore të thjeshtë të këtij tenderi, do të kuptojmë se bëhet fjalë për skuadrat U15, U17 dhe U19 të Kukësit, skuadrat e lojtarëve të rinj që kryesisht zhvillojnë ndeshje brenda qytetit, e duke mos marrë parasysh faktin që FK Kukësi është nënë zotërimin e vetë Safet Gjicit. Për transferimin e lojtarëve të rij, është zbardhur edhe tabela e tenderit për të gjitha ndeshjet që 22 lojtarët e secilit ekip do të luajnë dhe vendi destinacion është Tirana. Me një llogaritje të thjeshtë për 24 ndeshje që do të luajë secili ekip, të përllogaritur në tender, bileta Kukës-Tiranë me autobus varion në 400 Lekë të reja, teksa i gjithë tenderi do të kishte një vlerë prej maksimumi 6 Milionë Lekësh për të gjitha biletat vajtje-ardhje, ndërkohë që vlera e tij është fryrë në 16 Milionë Lekë pa TVSH.

Kujt do i futen në xhep 10 Milionë Lekë të shpërdoruara nga Buxheti i qeverisjes vendore të Kukësit nën drejtimin e Safet Gjicit, apo ndarje 50-50?! Përgjigjen po ia lëmë ta gjejë SPAK.

(Specifikimet Tenike faqja nr.38)


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit