27 MLN për “Blerje qelqurinash”, edhe në tenderat me vlerë të vogël plas korrupsioni në Shëndetësi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.08.2021, 22:16

Abuzime me tenderat e shëndetësisë ndodhin jo vetëm në ata me vlera të larta por edhe në ata me vlera thuajse minimale për xhepin dhe vizionin e oligarkëve të kësaj fushe. Prokurimet publike janë kthyer në një sport KÇK që po shteron Buxhetin e Shtetit, teksa tenderi që do të analizojmë sot ka një vlerë prej 27 Milionë Lekësh të vjetra, me objekt "Blerje Qelqurinash" i hapur nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Fitues është shpallur Distributor of Medical Devices Group në pronësi të Luftar Zebit dhe Matteo Shehut, i shënuar me REDFLAG për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”. Kjo procedurë prokurimi ka shumë parregullsi në të, duke marrë parasysh edhe faktin që operatorët ekonomikë pjesëmarrës në garë kanë bërë ankesa në lidhje me kriteret e specifikimeve teknike që duket se janë formuar në atë mënyrë që të favorizohet kompania fituese.

“Kriteri i vendosur nga autoriteti juaj kontraktor është diskriminues dhe pengon nxitjen e pjesëmarrjes së operatorëve në këtë procedurë prokurimi. Krijon barrierë midis operatorëve ekonomikë dhe përdoret si arsye për skualifikim”- shkruan në ankesën drejtuar KPP, Almedical SHPK i cili është një nga operatorët e skualifikuar nga gara. Bëhet fjalë për pikën 2.3, pika c) të Kapacitetit Teknik dhe disa specifikime të tjera, që sipas operatorit ekonomik janë arsyet që është favorizuar një kompani.

(Ankimin mund ta lexoni duke klikuar këtë link)

Rezulton se kjo kompani është përfituese e 9 tenderave publikë me vlerë 98 Milion Lekë pa Tvsh, teksa zotëruesi i saj me %-ndjen më të madhe të aksioneve ka qenë i paditur nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor disa vite më parë pasi përfitoi një shumë parash padrejtësisht për kualifikime shkencore, e për rrjedhojë u gjobit me vendim gjykate. Numrin më të shpeshtë të tenderave kjo kompani e ka përfituar nga Spitali Rajonal i Dibrës dhe ai i Lushnjes.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit