Kanadaja ka gjobitur dy udhëtarë që mbërritën në Toronto nga Shtetet e Bashkuara, me gati 20,000 dollarë secili, për shkak se dhanë informacione të rreme dhe të fasifikuara në lidhje me provat e vaksinimit dhe testet para nisjes si dhe nuk respektuan kërkesat që lidhen me testimin në momentin e mbërritjes. "Të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Kanada janë të detyruar nga ligji kanadez që t'u përgjigjen me vërtetësi të gjitha pyetjeve"- thuhej në njoftimin për shtyp. "Sigurimi i informacionit të rremë dhe/ose dokumenteve një zyrtari të Qeverisë së Kanadasë pas hyrjes në Kanada ose bërjes së deklaratave të rreme ose paraqitjes së dokumenteve mashtruese, të tilla si kredencialet e vaksinimit, është një shkelje e rëndë dhe mund të rezultojë në gjoba dhe/ose akuza penale"- vijon njoftimi.
Pavarësisht nga statusi i vaksinimit, të gjithë udhëtarët do të kenë ende nevojë për një test molekular para hyrjes Covid-19, por pas 9 gushtit, shumicës së udhëtarëve të vaksinuar nuk do t'u kërkohet të kenë një test pas mbërritjes.
Burimi: CNN |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania