E braktisur që pas sulmeve të 11 shtatorit/ Vila luksoze e Bin Laden do të shitet për 28 milionë dollarë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 03.08.2021, 01:00

Vëllai i Osama bin Laden, Ibrahim bin Laden ka nxjerrë në shitje vilën e tij të vjetër Bel Air për 28 milionë dollarë. Që pas sulmeve të 11 shtatorit kjo rezidencë ka qenë bosh. Ajo u ndërtua në vitin 1931, shtrihet në 7100 metra katrorë me shtatë dhoma gjumi dhe pesë banjo. Vëllai i Bin Laden e bleu rezidencën mesdhetare në vitin 1983 për vetëm 1,653,000 dollarë. Rezidenca ndodhet vetëm disa blloqe larg hotelit të famshëm Bel Air. Rezidencat ngjitur janë dy nga shtëpitë më të mëdha dhe më madhështore të Los Anxhelos, një rezidencë e stilit Tudor me 36 mijë metra katrorë në pronësi të sipërmarrësit me origjinë izraelite, Beny Alagem dhe një rezidencë tjetër 43 mijë metra katrorë në pronësi të Jeffrey Kaplan.

Familja Bin-Laden emigroi nga Jemeni në Arabinë Saudite në fillim të shekullit të 20-të dhe grumbulloi pasuri të madhe pasi krijoi një kompani ndërtimi që lidhi kontrata të mëdha duke përfshirë baza ushtarake dhe rinovime të mëdha në Xhaminë al-Haram në Mekë.

Burimi: lamag.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit