Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Florida, SHBA, ku një 27-vjeçare shqiptare u gjet e vrarë në makinën e saj. Sipas mediave të huaja, shqiptarja u identifikua si shtetasja Joana Peca, nga Gjirokastra. Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë publikuar edhe foton e autorit të dyshuar të vrasjes. Bëhet fjalë për shtetasin Benjamin Robert Uilliams i njohur ndryshe si "Bambi", 38 vjeç. Pasi ka parë me shumë vëmendje vendin e krimit policia e ka akuzuar atë si vrasës të shqiptares Joana Peca. Joana Peca u gjet e vdekur nga policia dhe kishte një plagë me armë zjarri, shkruajnë mediat e huaja.
Hetuesit bëjnë me dije se Uilliams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë kur Uilliams dyshohet se e qëlloi atë në fytyrë disa herë. Tashmë e gjithë policia është në kërkim të vendndodhjes së Benjamin Uilliams, i cili njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Burimi: nbc2.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania