Ditën e sotme banorët janë përplasur me policinë në Kanionin e Sinecit. Shkak për protestën e tyre është bërë fakti se banorët e quajnë të paligjshme atë që po bën firma "Salillari" me punimet e ujësjellësit. Në një video të mbërritur në redaksinë JOQ Albania shihet se gjatë konfliktit banorëve iu është hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. “Policia sot na ka dhunuar. Ne po rrinim, se jemi moshë e moshuar. Ne po rrinim në hije te rrapi dhe na hodhën gaz. Filloi skrepi që të punojë dhe ne reaguam. Na hodhën gaz dhe lëndë djegëse”- u shprehën për mediat disa banorë. Gjithashtu ata janë shprehur se protesta e tyre do të vijojë me grevë urie deri në pezullimin e punimeve. Banorët kanë bllokuar sot me forcë mjetet e firmës “Sallillari”, por janë përleshur e rrahur me efektivët e policisë.