Të ARTAT e Kosovës u drejtohen qytetarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2021, 21:46

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u janë drejtuar qytetarëve të Kosovës, pas medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike të Tokios.

Gjakova ka thënë se këtë sukses ua dedikon gjithë popullit tonë dhe trajneri të saj që i ka ndihmuar për këtë të arritur.

“Dua të falënderoj trajnerin tim Driton Kuka që ka sakrifikuar për të arritur unë këtu, gjithashtu dua të falënderoj familjen tim që më kanë drejtuar të merrem me këtë sport”. “Faleminderit edhe gjithë klubit “Ippon”, që kanë derdhur djersë për këto medalje”.

“Kjo medalje është për të gjithë popullin e Kosovës dhe dua t’u them se kishim përkrahje të madhe”, ka deklaruar më tej Nora.

Kryetari i Federatës së Xhudos i ngazëllyer me sukseset e arritura në Lojërat Olimpike "Tokio 2020" Edhe Distria Krasniqi suksesin e arritur ia kushtoi trajnerit Kuka, derisa tha se këto nuk do të jenë medaljet e vetme.

“Këto medalje dhe këtë sukses ia kushtoi Tonit (Dirton Kukës) dhe të gjithë atyre që na kanë përkrahur”, ka thënë ajo.

“Do të luftojmë edhe për lojërat në Paris dhe këto medalje nuk do të jenë të fundit, pasi do të luftojmë edhe për shumë të tjera”, ka shtuar më tej Distria.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit