Riatdhesimi i grave shqiptare në Siri/ Emanuela Daci në emër të ISIS i pengon të kthehen

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.08.2021, 21:14

Gruaja që shihni në foton që ilustrohet në vijim është Emanuela Daci, imazhi të cilës publikohet sot për herë të parë. Ajo është bashkëshortja e Almir Dacit nga Leshnica e Pogradecit, një prej luftëtarëve shqiptarë i cili në emër të krijimit të Khalifatit Islamik u vra në Siri. Inteligjenca kurde që edhe e ka skeduar përmes hapjes së një dosje të veçantë, nga informacionet e marra brenda kampit Al Hol ka mbërritur në përfundimin, se ajo merret me radikalizimin e mëtejshëm të grave dhe vajzave shqiptare brenda në kamp.

Sipas TCH, Emanuela Dacin konsiderohet si penguese dhe kërcënuese të grave dhe vajzave shqiptare për t’u kthyer në atdhe. Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Rama tha se janë dy persona që kanë refuzuar të kthehen në atdhe, por nga informacionet e marra në rrugë inteligjente bëhet fjalë për persona që janë pengje brenda kampeve. Pra, janë persona që nuk shkëputen dot për shkak të frikës, pasi mund t’ju merret jeta.

Metodat e përdorura nga Emanuela Daci sipas autoriteteve të inteligjencës kurde janë nga më të ndryshmet. Daci u bën presion grave dhe vajzave shqiptare në Al Hol, se nëse do të pranojnë të kthehen në atdhe atëherë do tu heqin shamitë dhe nuk do të lejohen të kryejnë lutjet 5 herë në ditë. Emanuela Daci shihet edhe si personi përgjegjës për moslejimin e kthimit në Shqipëri, të Eva Dumanit vëllai të cilës Endri u kthye në Tetor 2020.

Endri Dumani falë kërkimeve brenda kampit Al Hol, u shpëtua, por Eva nën influencën e Emanuela Dacit u fsheh.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit