Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes llogarisë së tij të “Twitter” ka bërë me dije se ka propozuar heqjen e vizave për një shtet të Ballkanit që është vend anëtar i Bashkimit Europian. Bëhet fjalë pikërisht për Kroacinë, qytetarët e së cilës do të udhëtojnë pa viza drejt SHBA-ve nëse propozimi i Blinken do të miratohet. “Sot kam nominuar Kroacinë për t'u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne mezi presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci”- shkruan kryediplomati amerikan në një reagim të tijin.
Today I nominated Croatia to join the Visa Waiver Program. This step towards visa-free travel recognizes Croatia’s tremendous progress to meet the rigorous standards for participant countries. We look forward to an even stronger U.S.-Croatia relationship.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) August 2, 2021