Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me foshnjën që ndërroi jetë dy ditë më parë. Genta Shyta është mjekja 51-vjeçare e Maternitetit të Pogradecit që po hetohet nga policia për neglizhencë. Raportohet se foshnja lindi 24-javëshe në maternitet, por u shënua si abort. Stafi e konsideroi të vdekur, pasi nuk u dëgjua që foshnja të qante e më pas e futën në një kuti. Megjithatë familjarët nuk janë pajtuar me diçka të tillë duke insistuar të shihnin fëmijën, që më pas e kanë dëgjuar të qajë në dhomën ku e kishin vendosur. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarim të mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një “mrekulli”.