Për shkak të temperaturave të larta, një vatër e re zjarri është aktivizuar ditën e sotme në malin e Qukësit në vendin e quajtur Liqeni i Kuq. Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se më shumë se një hektar tokë është djegur, pasi terreni i vështirë ka ndikuar edhe në punën e zjarrfikësve. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë shkuar edhe disa qytetarë të Prrenjasit të cilët po përpiqen të ndihmojnë me mjete rrethanore.