Përhapja e Covid, ndryshojnë rregullat për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2021, 17:14

Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar masat e reja që shqiptarët duhet të kenë parasysh para se të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se Gjermania ka ndryshuar kushtet e hyrjes në kufijtë e saj për të gjithë udhëtarët shqiptarë, si pasojë e pandemisë së Covid-19. Më tej në njoftim thuhet se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë tani kanë nevojë për një test për koronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit nga Covid19.

Ju lutemi vini re kushtet e reja të hyrjes në Gjermani për shmangien e përhapjes së mëtejshme të koronavirus: Të gjithë udhëtarët ✈🚗🚆🛳 për të hyrë në Gjermani tani kanë nevojë për një test për koronavirus, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit nga Covid19.

Ja çfarë duhet të dinë udhëtarët:

1. Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë

Duke nisur nga dita e diel, 1 gusht 2021, Qeveria Federale ka ndryshuar kushtet e hyrjes në Gjermani për të gjithë udhëtarët. Për hyrjen në vend, pavarësisht mjetit të udhëtimit, duhet të paraqitet një test negativ, një dëshmi e shërimit apo e vaksinimit (vaksinim i plotë me një nga vaksinat e përmendura në https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 ).

2. Rregullat e karantinimit dhe testet e Covid-19 Përhapja e COVID-19 do të sjellë kufizime të mëtejshme në transportin ndërkombëtar ajror dhe tokësor si dhe të ndikojë në jetën publike. Rreziku i pamundësisë për të ndërmarrë –udhëtimin tuaj të hyrjes, kalimit tranzit apo atë të kthimit për shkak të kufizimeve në rritje është i lartë për shumë destinacione. Nisur nga situata pozitive epidemiologjike, që prej ditës së diel, 9 maj, Shqipëria nuk konsiderohet më nga Gjermania si një vend risku. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit. Në këtë mënyrë nuk vlejnë më detyrimi i regjistrimit digjital të udhëtimit dhe karantinimit.

Të gjithë udhëtarët që hynë në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ (test PCR jo më herët se 78 orë para hyrjes ose një test antigjen jo më herët se 48 orë përpara hyrjes). Të vaksinuarit plotësisht, me një nga vaksinat e përmendura në https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (të paktën 28 ditë prej shërimit, dhe e shumta gjashtë muaj pas kalimit të infeksionit), të cilët paraqesin një vërtetim përkatës rreth vaksinimit apo shërimit në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ gjatë udhetimit me avion nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Teste PCR për udhëtarët mund të realizohen në Shqipëri, rezultati i testit njoftohet zakonisht brenda 24 orëve. Rreth laboratorëve të licencuar informohuni pranë faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare. Kriteret për njohjen e tyre në Gjermani publikohen nga Instituti Robert Koch.

Në Gjermani rregullat e karantinës përcaktohen në mënyrë të mëvetësishtme nga landet federale. Jeni të lutur të lexoni përpara udhëtimit rregullat e testimit / karantinimit që vlejnë ne landin federal që është destinacioni juaj. Informacione për këtë mund të gjeni pranë faqeve të internetit të ministrive të shëndetësisë apo të administratave lokale. Mbështetje në kërkimin e partnerëve të kontaktit pranë drejtorive të shëndetit në terren mund të gjeni këtu: https://tools.rki.de/plztool. Për informacione të mëtejshme udhëtarët mund të drejtohen në faqen e internetit të Misnitristrisë Federale të Shëndetësisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit