Vdes 49-vjeçari gjerman, u arrestua nga policia e Berlinit gjatë protestës për masat anti-covid

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2021, 16:00

Një 49-vjeçar gjerman ka vdekur pasi u arrestua nga oficerët gjatë protestave kundër masave të qeverisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Policia ka njoftuar se burri ishte ankuan ankuar se kishte ndjesi shpimi në krah dhe gjoks në kohën që oficerët kontrollonin ID -në e tij në Mitte të kryeqytetit, ku mijëra protestues ishin mbledhur të dielën pavarësisht ndalimit zyrtar të demonstratave. Rreth 600 persona u arrestuan gjatë demonstratave, të cilat u shoqëruan me shpërthime dhune ndërsa protestuesit kundërshtuan urdhrat për t'u shpërndarë dhe u përpoqën të thyenin rradhët e policisë.

Policët i dhanë ndihmën e parë burrit derisa mbërriti një ambulancë dhe e çuan në spital, ku më vonë ai vdiq. Një hetim është hapur për vdekjen e burrit. Autoritetet ende nuk japin një shifër për numrin e protestuesve dhe oficerëve të plagosur gjatë ngjarjeve të së dielës. Departamenti i policisë i Berlinit, i cili kishte më shumë se 2,000 oficerë në qytet këtë fundjavë, tha se oficerët ishin ngacmuar dhe sulmuar nga protestuesit. Protestat, përfshirë në lagjen Charlottenburg të Berlinit dhe parkun Tiergarten çuan në arrestime të shumta tha policia. Ndërsa turmat u nisën drejt Portës së Brandenburgut, policia paralajmëroi përmes altoparlantit se do të përdornin topa uji nëse protestuesit nuk shpërndaheshin.
Burimi:euronews Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit