Rreziku nga zjarret, avionët në Maqedoninë e Veriut janë jashtë funksioni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2021, 15:23

Në një kohë kur shumë shtete po përballen me zjarre shkatërruese, situata në vendin tonë është e qetë krahasuar me vitet e kaluara. Megjithatë autoritetet janë në gatishmëri, sepse temperaturat mbi 40 gradë Celsius e shtojnë edhe më shumë rrezikun për zjarre të mundshme. Por, puna e zjarrfikësve në vend shumë herë vështirësohet nga mungesa e pajisjeve të nevojshme për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.

“Mos ndodhtë që në vend të shpërthejë ndonjë zjarr i fuqishëm dhe të kemi nevojë që të vëmë në funksion avionët, sepse dy avionët e vetëm që posedon Maqedonia për të gjithë territorin për të parandaluar përhapjen e zjarreve janë jashtë funksionit tashmë dy vite. Në rast se do të ndodhte ndonjë situatë e tillë ne do të shpresonim që do të jenë vendet fqinje ata që do të na vijnë në ndihmë për të vënë në kontroll këto zjarre.”

Zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Zvonko Tomeski, tha se avionët janë mjetet e para që aktivizohen në rastet kur shpërthen zjarr në terren ku qasja në rrugë tokësore është e vështirë. Ai apeloi që të njëjtët të servisohen sa më shpejt dhe të vihen në funksion. Përveç mjeteve, edhe numri i zjarrfikësve nuk është aq sa parashikohet me ligj. Në brigadën e zjarrfikësve në Shkup ka 160 zjarrfikës, ndërsa ky numër duhet të jetë 390.

“Përkatësisht 60% e mjeteve të përfituara nga sigurimi i pronës, ndahen për avionët, por ja nuk mund t’i përdorim. Ata janë nën kompetenca të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim që menaxhon me ato mjete financiare. Po duhet të servisohen, por gjithmonë ka vonesa. Edhe në të kaluarën kemi pasur problem me angazhimin e tyre, përkatësisht angazhim me vonesë. Ato janë mjete që të parat duhet të angazhohen për të penguar përhapjen e zjarreve. Edhe pse kapaciteti tyre është jo shumë i madh, megjithatë apeloj që sa më shpejt të vihen në funksion”, tha Zvonko Tomeski, zv.komandant i Brigades së Zjarrfikësve.

Gjatë tre ditëve të fundit Brigada e Zjarrfikësve ka realizuar 18 ndërhyrje në ambient të hapur. Ndërhyrje më e komplikuar, sipas zjarrfikësve, ishte ajo në fshatin Straçincë, për shkak të erës së fuqishme, në Graçanik dhe në Vodno, ku ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve kishte parandaluar që zjarri të shkaktonte dëme më të mëdha. Nga 2 korriku ka hyrë në fuqi ndalesa për lëvizje në pyje nga ora 6 e mëngjesit, deri në orën 20. Kushdo që planifikon të lëviz në pyje gjatë këtij harku kohorë, duhet të aplikojë për leje të posaçme. Zjarr vënia e qëllimshme apo nga pakujdesi konsiderohet si vepër penale, e cila varësisht provave dhe rrethanave të tjera me burg deri në 8 vjet. Në vitin 2019, u regjistruan zjarre që shkrumbuan qindra hektarë në të shumtën e rasteve shkaktar thuhej të ishte faktori njeri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit