Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në Gjoricë të Bulqizës. Si pasojë e përplasjes mes mjetit tip “Benz” dhe “Fuoristradë” janë plagosur disa persona. Mësohet se ata janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Dibrës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit. Vendi ku ndodhi aksidenti është pjesë e Rrugës së Arbrit, por ende nuk është hapur plotësisht për të qarkulluar në të.
Vijon…