Xhaferi e Grubi urojnë Ilindenin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2021, 13:38

Festën e Ilindenit, Ditën e Republikës, e ka uruar edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.

“Ilindeni jeton, lind përsëri dhe përsëri, me çdo ditë të re, me çdo gjeneratë të re të rinjve që për çdo ditë përballen me sfida të reja, çdo ditë i bëjnë betejat e veta personale dhe kolektive për një të nesërme më të mirë, për një jetë më cilësore, zhvillim profesional dhe përkryerje dhe ardhmëri të sigurt. Kemi një shtet të përbashkët dhe të gjithë jemi përgjegjës ta ruajmë dhe zhvillojmë, për ne dhe për gjeneratat e ardhshme”, shkruan Xhaferi.

Edhe Zv/kryeministri Artan Grubi ka uruar qytetarët 2 gushtin festën e Ilindenit.

“Nga Krusheva deri në Ohër përpjekjet për liri dhe barazi janë ballafaquar me sfida të panumërta ndër dekada, sisteme dhe pushtete. Por idenë të cilës i ka ardhur koha dhe vullnetin e qytetarëve për të jetuar të lirë dhe të barabartë nuk e ndal dot asnjë pushtet. Kur shqiptarët, maqedonasit dhe të tjerët bëhen bashkë, i bëjnë ballë pengesave dhe hapin perspektivat për gjeneratat e ardhshme për të jetuar në paqë, liri, demokraci dhe në miqësi me kombet tjera. Pikërisht Ilindenin e shënojmë si një nga këto momente të bashkimit në histori për të ardhme të përbashkët më të mirë për të gjithë ne. Vetëm të bashkuar jemi më të fortë, më mirë, andaj gëzuar festën të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, thuhet në urimin e Grubit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit