Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa ka folur sot nga Pashalimani për situatën e zjarreve, duket se ka qenë mjaft i shqetësuar për flakët në Turqi dhe në Greqi dhe i qetë për zjarrin që ka mbi dhjetë ditë që ka pushtuar Vlorën. Ai është shprehur se atje ka patur të vdekur ndërsa këtu tek ne, jo.
Peleshi tha:
Shpresojmë që zjarri të fiket brenda ditës së sotme, dua të them dy tre fjalë dhe për të informuar publikun, dua të solidarizohem dhe me vendet tona fqinje, me Greqinë dhe Turqinë. Veçanërisht Turqinë, ku ka pasur dhe humbje jete, dhjetra shtëpi të djegura, solidarizohemi me ta, dhe shprehim ngushëllime për situatën. Derimë tani ne e konsiderojmë situatën të suksesshme, pasi nuk kemi pasur dëme në njerëz, dhe as banesa të djegura.