Prej disa ditësh, për shkak të temperaturave të larta edhe në vendin tonë janë aktivizuar disa vatra zjarri duke u kthyer në rrezik për banorët dhe banesat e tyre. Së fundmi flakët kanë mbërritur edhe në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. "FaxNews" ka raportuar se në zonë ndodhet vetëm një zjarrfikëse nga ministria e mbrojtjes, por edhe kjo nuk funksionon. Sakaq zjarri po përhapet me shpejtësi për në drejtim të bazës ushtarake ndërsa asnjë punonjës nuk është angazhuar për shuarjen e flakëve.
Mësohet se prefekti Flamur Mamaj i cili ndodhej në Pashaliman u ka kërkuar gazetarëve që të mos filmojnë brenda zonës ushtarake.