Maqedonia e Veriut shënon sot Ilindenin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2021, 11:41

Maqedonia e Veriut shënon sot 118 vjetorin e Republikës së Krushevës dhe mbledhjes së parë të KAÇKM. Me kryengritjen e Ilindenit dhe Republikën e Krushevës më 1903 dhe më pas edhe në Ilindenin e dytë më 1944 me mbledhjen e parë të KAÇKM-së u vendosën shtylat e republikës dhe të shtetit.

Pendarovski në urimin e tij me këtë rast, është shprehur se në këto kohë të pasigurisë për ne dhe për gjithë botën, duhet t’i tejkalojmë ndarjet e brendshme dhe t’i unifikojmë rreth idealeve burimore të Ilindenit dhe KAÇKM-së.

“Ta kthejmë besimin e qytetarëve në shtet përmes përforcimit të institucioneve dekomratike dhe sundimit të së dretjës. T’u mundësojmë të rinjëve këtu ta ndërtojnë botën e tyre dhe t’i respektojmë të ndryshmit nga ne, si parakusht për një shoqëri të qytetarëve të barabartë. Liria është ideali dhe qëllimi më i lartë i një populli.

Në kuadër të shënimit të kësaj feste, krerët e lartë shtetëror kanë paralajmëruar aktivitete të ndryshme.

Presidenti Pendarvoski do të marrë pjesë në manifestimin në Krushevë, por siç paralajmëroi nuk do të mbajë fjalim politik dhe më vonë gjatë ditës i ka thirrur të marrin pjesë në Krushevë përfaqsuesit e kreut shtetëror por edhe liderët e të gjitha partive politike.

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka reaguar në lidhje me këtë. Ai ka refuzuar ftesën që të marrë pjesë në një aktivitet të tillë dhe ka deklaruar se, një politikan i cili ka frikë nga populli i tij duhet menjëherë të largohet nga politika.

“Lidershipi treghet edhe në momente të mira edhe në të kqëija. Mosrespektimi ndaj sakrificës së heronjëve të dhënë për Maqedoninë, popullin dhe kombin maqedonas paraqet miniaturë të “cirkut” në formë të mini kolonës e cila duhet ta udhëheqë presidenti, e siguruar nga dy bataliona polici pa pjesëmarrjen e popullit, në kohë kur para 118 viteve heronjtë në Krushevë kanë kryer punë. Më vjen keq që për shkak të frikës personale prej përballjen me popullin, kotësisë së madhe personale dhe elitizmit dëshironi të depersonalizoni një ngjarje e cila nuk është e politikanëve, por e popullit”, tha ai.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar nga kabineti i presidentit të shtetit.

“Jemi të befasuar në mënyrë të pakëndshme nga kualifikimi i Mickoskit, sipas të cilës ndërimin e festës më të madhe të festës Ilinden, në Krushëve do të jetë “ceremonial cirk”. Nuk mbahet mend gjatë viteve të kaluara që ndonjë politikan i ynë ka treguar mosrespektim aq të thellë ndaj heronjëve më të mëdhënje, krijues dhe artist të popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas, me nënvlerësim të potë të faktit se delegacioni shtetëror në krye me presidentin Pendarovski do të vendosë lule të freskëta në varrin e presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, në përmendoren e heronjëve dhe në Meçkin Kamen”, thuhet në kumtesë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit