Vrasja e 31-vjeçares shqiptare në Greqi/ Flasin fqinjët: Policia greke dëgjoi sherrin dhe e injoroi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2021, 11:46

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Greqinë para pak ditësh mes një çifti shqiptarësh. Një fqinje e çiftit Shehu ka treguar për mediat greke se kur ata kishin dëgjuar sherrin që po ndodhte mes Anisës e cila u vra nga bashkëshorti, kishin njoftuar policinë por kjo e fundit e kishte injoruar si ngjarje. Më tej fqinja e tyre tregoi se prej dy vitesh ata kishin pasur shumë tensione.

Praktikisht pati shumë zënka mes tyre. Në përgjithësi ka pasur tension në shtëpi për dy vitet e fundit. Dëgjoja shumë zhurmë dhe kërkova ndihmë për Veprim të Menjëhershëm. Më thanë nga qendra e thirrjeve se makina patrulluese do të mbërrinte për 25 minuta. Sidoqoftë, për shkak se intensiteti i debatit mes çiftit ishte i madh, iu tregova nga telefoni se çfarë po ndodhte në shtëpinë ngjitur që ata ta dëgjonin përmes telefonatës. Brenda pak minutave, policia mbërriti në vendngjarje, por u largua pa ndërhyrë.
Policia hapi dritaren dhe u largua. Dola në ballkon dhe prita që ata të më telefononin për të hapur derën. Në fillim mendova se ata do të bënin një lëvizje në zonë. U larguan pa u ngjitur në shtëpi.

Zëvendës Shefi i Policisë së Atikës, Nikos Rigas, deklaroi se hetimi përkatës do të provojë nëse punonjësit e policisë i kryen detyrat e tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit