DENONCIMI/ Qytetarja paguan ‘një mal’ me lekë për epilim me laser te “KEIT”: Qimet i kam më të forta, s’hapin telefonin!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.08.2021, 11:28

Epilimi me lazer, në qendrat estetike, është shtuar në masë kohët e fundit në Shqipëri. Femrat më së shumti, por edhe meshkujt, e zgjedhin këtë metodë, për të mos patur vazhdimisht nevojë për depilim të përkohëshëm. Një nga klinikat, që ofron këtë shërbim është edhe “Keit”, e cila drejtohet nga Skerdi Faria. Në lidhje me këtë klinikë JOQ ALBANIA, ka postuar disa denoncime, për të cilat ka marrë edhe reagimin e vetë klinikës.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ, ka mbërritur një denoncim, nga një qyetare, e cila preferon të mbetet anonime. Ajo ka treguar eksperiencën e vetë në shërbimin e marrë nga klinika “Keit”, përsa i përket epilimit me lazer. Qyetarja, rrëfen se ka bërë 12 seanca në klinikën Keit, (një numër shumë i lartë, përsa i përket epilimit) dhe nuk ka një rezultat të sukseshëm. Për këtë, ajo është ankuar edhe tek infermierja, me të cilën kishte kontaktet dhe rezultati jo i sukesshëm është pranuar edhe nga vetë klinika.

Mirëpo, qytetarja, nuk ka marrë mbrapsht, paratë që ka dhënë, duke mosllogaritur kohën që i kanë ngrënë seancat. Ajo ka tentuar edhe të kontaktojë me klinikën, por nuk i është hapur telefoni.

Denoncimi:

Pershendetje JOQ! Te lutem nese mund ta postosh denoncimin tim virtual se ligjor nuk e bej dot. Doja te ngrija nje shqetesim,denoncim apo mashtrim mund te quajme cfare te duam, ndaj KLNIKES KEIT per epilimin me laser qe ajo ofron! Klinika garanton qe sipas faktoreve te ndryshem rezultati quhet i suksesshem kur arrin 80% brenda 6-8 seanca epilimi. Une bera 12 seanca por asnje rezultat.Si pasoje kerkova demshperblim pasi nuk kisha mare ate rezultat qe ata premtonin dhe ato vet e pranuan DESHTIMIN,por nuk kemi c'te bjeme thane infermieret.Vlera qe kam paguar nuk eshte e vogel per mua,pa llogaritur mundimin dhe oret qe kam harxhur gjate 1 viti per te marre kete sherbim. Perpos te gjitha perpjekjeve te mia,per te marre demshperblimin takoj dr e financave te Keit qe me thote me bindje se do te kthej nje pergjigje brenda dites qe u takuam.Kjo nuk ndodhi pa dyshim,por per me teper recepsioni nuk me ngrinte tel sa here qe i bija dhe ne rastet me te mira me thoni qe do ja kalojme infon drejtoreshes.As profesionalizem as etike pune,asgje. Normalisht e kuptova qe sdo me kthente njeri pergjigje ,ndaj u interesova per te bere denoncim. Shkurt as me denoncim nuk zgjidhja gje por duhet te shkoja ne gjykate. Do te doja ta postoje kete shqetesim ne trajte denoncimi per KEIT por dhe informues se si zgjidhen situata te tilla. Jam e sigurt qe nuk eshte vetem rasti im keshtu,por gjths le te dherbeje per te tjerrt qe duan te marin sherbime nga kjo palo klinike. *Dergojne dhe sms qe ti vendosesh 5⭐ ne review,pervecse ta ka kerkuar infermierja gjate senaces. Te falenderoj! Gjithe te mirat,

Lidhur me denoncimin, JOQ ALBANIA, u përpoq të kontaktonte me Klinikën Keit, por nuk morëm një reagim të saktë. Madje stafi i JOQ, i bëri të ditur klinikës, emrin e denoncueses dhe infermieres që ka folur, por sërish asnjë reagim për rastin.

E vetmja gjë që tha klinika është:

Nese kane mundesi te na informoni se per cilen kliente behet fjale, do te kontrollojme skeden e saj te trajtimeve dhe do t’u kthejme pergjigje. (I japim emrin e infemrieres)

Pershendetje, te gjithe pacientet qe trajtohen me lazer nga ne ndiqen nga nje Infermiere, eshte e pamundur te dime se per ke behet fjale vetem me emrin e dikujt nga stafi yne. Gjithsesi, na jepni nje emer qe te kontrollojm te gjitha dokumentacionet tona qe te kemi mundesi t'ju japim nje pergjigje te sakte. (I japim emrin e qytetares)

Edhe mbiemrin ju lutem (Qytetarja nuk ka zgjedhur të japë mbiemrin)

(Kërkojmë reagim sërish, nuk marrim përgjigje)

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit