Përplasje mes banorëve të Baldushkut dhe policisë për pallatet e reja, një gruaje i bie të fikët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2021, 11:07

Mëngjesin e sotëm banorët e Baldushkut kanë dalë për të protestuar pasi kundërshtojnë me forcë ndërtimin e pallateve të reja në truallin ku ata jetojnë. Banorët janë përplasur me efektivë të forcave të policisë së rendit dhe asaj bashkiake pasi e konsiderojnë qesharak dëmshpërblimin që iu është premtuar dhe sipas tyre trualli është trashëgimi nga të parët. Gjatë kësaj përplasje një gruaje i ka rënë të fikët, ndërsa banorët u shprehën se bashkia do të ndërtojë 52 vila dhe jo pallate për të strehuar të dëmtuarit nga tërmeti.

E jona, e jona është toka, e kemi tokën e trashëguar, që në vitin 1938, është skandal, nuk funksionon gjykata. Na kanë vrarë me gjithë sa jemi, nuk japin asnjë shpjegim. Këtu do të bëhen 52 vila, këtu ka banorë. Çfarë është kjo hata kështu mo, a ka më turp mo, kemi 30 vite që punojmë. Rri mos më prekni me dorë fare se jam në të drejtën time, hiqni duart, se jam në pronën time, hajdutë. Çfarë është kjo hata e zezë që bëhet kështu. Këto nuk pyesin për gjyq, kemi që në vitin 2019 që e kemi çuar në gjykatë çështjen.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit