Kapet shqiptari që ruante kanabisin në Angli: Më morën me zor, më premtuan punë në ndërtim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.08.2021, 10:33

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi po punonte në një fermë kanabisi në Hartlepool. Mediat britanike bëjnë me dije se Armand Hajredini, një emigrant shqiptar u kap duke ruajtur kanabis në një shtëpi me tarracë në këmbim të një pune në ndërtim. 26-vjeçari duhet të kujdesej për 100 rrënjë kanabis me vlerë deri në 84,000 paund dhe këtë punë e bënte pa pagesë, ndërsa kishte marrë kërcënime ai dhe familja e tij që të mos linte punën. Kur policia mbërriti në banesën ku ndodhej Hajredini e gjeti atë në kopshtin e pasmë me çelësat dhe një celular në dorë.

Gjykata mësoi se ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe ai flinte në një shtrat të vetëm në kuzhinë. Ndërsa avokatja e tij tha se 26-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion pesë vjet më parë nga Franca, por ai humbi të gjitha dokumentet e tij të identifikimit dhe ai punoi në juglindje të vendit në tregtinë e ndërtesave dhe në lavastoviljet. Gjykatësi tha se ferma e kanabisit ishte një strukturë shumë e sofistikuar me llamba, kohëmatës dhe transformatorë me intensitet të lartë. Hajredini i tha një oficeri se ai kishte jetuar pranë Heathrow derisa iu tha se kishte punë në verilindje dhe ai udhëtoi me tren për në Newcastle. Ai tregoi se kishte kontaktuar me një person i cili më pas e mori me furgon dhe e dërgoi në banesën ku duhet të ruante kanabisin. Ndërsa avokatja e tij mbrojtëse tha:

Ky rast ngre çështje të skllavërisë dhe detyrimit modern. Ai është një i ri pa dënime të mëparshme, i cili përshkruhet si një i ri inteligjent që dëshiron të qëndrojë në këtë vend ligjërisht dhe të punojë dhe të fitojë në mënyrë të ligjshme.

Hajredini u dënua me shtatë muaj paraburgim pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit