Kosova përfshihet nga zjarret

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.08.2021, 08:42

Ditëve të fundit rajoni është përfshirë nga zjarret e shumta, e kjo si pasojë motit të nxehtë dhe pakujdesisë së qytetarëve.

Përderisa Shqipëria, Turqia e Greqia e vende tjera po luftojnë me zjarret tash e sa ditë, gjatë ditës së djeshme në disa pjesë të Kosovës janë paraqitur disa vatra zjarri.

Fillimisht zjarri u paraqit në një zonë prej 200 hektarësh në Suharekë. Pas kësaj është raportuar edhe për zjarr në malin përball fshatit Llokovicë në Reqan të Prizrenit, derisa tjetër vatër zjarri ka shpërthyer edhe në Oshlak përball Prevallës.

Zjarri përfshiu edhe një pjesë të komunës së Fushë Kosovës.

Po ashtu edhe fshati Koshtovë e Vllahisë në komunën e Mitrovicës u përfshirë nga zjarri gjatë orëve të pasdites së djeshme.

Kryetari Agim Bahtiri kishte dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën. Edhe në fshatin Gaçkë të komunës së Ferizajt, një pjesë e malit është kapluar nga zjarri, shkruan Telegrafi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Ekipet e zjarrfikësve dhe njësit e specializuara të FSK-së në bashkëpunim me KFOR-in tash e disa ditë janë duke luftuar me zjarret në Rugovë të Pejës.

Ditë më parë në zonën pyjore Shtupeq të Madh të Rugovës u paraqiten vatra të zjarreve, të cilat arritën të lokalizohen, mirëpo gjatë ditës së djeshme u shfaqen vatra të reja.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të lokalizuar vatrat e reja që janë shfaqur, sidomos në mbrëmje nga erërat e shfaqura që po vështirësojnë lokalizimin e tyre.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka deklaruar se do të shqyrtojnë shqiptimin e masave ndaj të gjithë atyre që po i djegin hamulloret në Kosovë.

MBPZHR u ka bërë thirrje fermerëve që të ndalin praktikën e djegies së mbetjeve bujqësore pas të korrave.

Ministria e Bujqësisë thotë se djegia e hamulloreve po shkakton ndotje të ambientit dhe njëherësh po rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit