Një sportiste nga Bjellorusia, e cila garon në fushën e atletikës, është e frikësuar se po të kthehet në vendin e saj do të burgoset. Ajo është detyruar që të braktisë Lojërat Olimpike, pasi kritkoi tranjerët, të cilët donin që ajo të garonte në një fushë ku nuk kishte bërë kurrë stërvitje. Krystsina Tsimanouskaya, u kërkoi ndihmë autoriteteve japoneze dhe tashmë është në një vend të sigurt. Mediat britanike shkruajnë se e gjithë frika qëndron te “diktatori” Lukashenko, i cili është i gatshëm të bëjë gjithçka, për të arrestuar ata që e kundërshtojnë, apo që i prishin imazhin vendit.
Sportistja, pritet që të kërkojë azil ditën e sotme. Austria, Gjermania dhe Polonia janë përmendur të gjitha si destinacione të mundshme për atleten për të kërkuar azil.