JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ndodh në Itali/ Gruaja me Covid “arratiset” nga spitali, braktis foshnjën dy ditë pasi e lindi
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02/08/2021 2:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua e cila ishte pozitive për Covid, është arratisur nga një spial në Palermo të Italisë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak kohë pasi ajo ka lindur fëmijën në Spitalin Cervello, në repartin Covid të obstetrikës. Ajo u arratis falë ndihmës së bashkëshortit,i cili kishte hyrë fshehurazi në dhomën e saj dhe janë larguar të dy bashkë. Mësohet nga dëshmitë e stafit mjekësor se gruaja iu kishte thënë personelit shëndetësor se është e pavaksinuar. Ajo ishte shtruar në spital dy ditë më parë dhe i ishte nënshtruar një operacioni cezarian. Por, vetëm dy ditë pas lindjes, gruaja ka ikur dhe ka braktisur foshnjën. Policia po heton në lidhje me ngjarjen.

Burimi: repubblica.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania