Kaos në rrugët e Berlinit/ Mijëra qytetarë përleshen me policinë gjatë protestës ndaj masave anti-Covid

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.08.2021, 23:41

Mijëra qytetarë dolën në rrugë të Dielën në Berlin për të protestuar kundër masave shtrënguese të qeverisë gjermane që kanë për qëllim të mbajnë nën kontroll situatën me koronavirusin. Pavarësisht se janë të ndaluara tubimet, zemërimi bëri që mijëra gjermanë të protestojnë dhe madje të përleshen edhe me policinë, duke çuar në 600 arrestime. Sipas Associated Press, Departamenti i policisë i Berlinit nxori në rrugë më shumë se 2,000 oficerë për të shpërndarë protestat, por tha se policët u “ngacmuan nga turma dhe u sulmuan”. “Ata u përpoqën të çanin kordonin e policisë dhe të tërhiqnin kolegët tanë. Kjo çoi në përdorimin e shkopinjve dhe dhunës fizike” shkruante policia e Berlinit në Twitter.

Ndërsa turmat u nisën nga lagja Charlottenburg e Berlinit përmes parkut Tiergarten drejt Portës së Brandenburgut, policia paralajmëroi se do të përdornin ujë nëse protestuesit nuk shpërndaheshin. Deri të dielën në mbrëmje, policia arrestoi rreth 600 persona.

Burimi: abcnews |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit